“Më ka tradhtuar”, Endriku flet për akuzat e Sarës: Kanë kaluar 10 vite, harrohet e vërteta…

Showbiz

“Më ka tradhtuar”, Endriku flet për akuzat e Sarës:

Endrik Beba i ftuar në “Shqipëria Live” në Top Channel, është pyetur edhe për deklaratën e Sarës, ku i ka treguar disa banorëve të BBV se ata janë ndarë për shkak të tradhtisë nga ana e këngëtarit.

Endriku shprehet se kanë kaluar 10 vite nga ndarja e tyre dhe mund të harrohet se si ka ndodhur e vërteta dhe sipas tij, ai mban mend gjëra të tjera, ndërsa Sara gjëra të tjera.

Arjol Muça: Sara i ka treguar banorëve se ti e ke tradhtuar, ka qenë faji yt si tradhtar që e ka prishur lidhjen.

Endrik Beba: E vërteta është që nga një ndarje gjithmonë dikush del i lënduar. Unë mbaj mend të tjera gjëra dhe ajo të tjera gjëra dhe besoj që diçka që është mbyllur para 10 vitesh, ndonjëherë dhe harrohet se si ka ndodhur e vërteta. Unë shpjegimin tim ia kam dhënë asaj dhe ajo e ka kuptuar, ka qenë momenti tek filxhanët dhe jam e sigurt që e ka kuptuar vetëm ajo dhe kaq.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion