Gara për kryetarin e AMA-s, Basha: Rama kundër BE-së dhe OSBE-së

Politikë

Gara për kryetarin e AMA-s, Basha: Rama kundër BE-së dhe

\Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për zgjedhjen e kryetarit të AMA-s.

Sipas Bashës kryeministri Edi Rama po hedh poshtë kërkesat e BE-së dhe OSBE-së për të shtyrë votimin në shtator, duke shtuar se kjo është në dëm të gjithë shqiptarëve.


Në garë për kreun e AMA-s janë Alketa Dibra dhe Armela Krasniqi, mes akuzave të opozitës se qeveria Rama po favorizon kandidaturën e kësaj të fundit.

“E ka fajin Europa” llomotit poshtë e lart, për të fshehur dështimin e tij dhe pengimin e Shqipërisë. Por sapo i jepet një shans për të vepruar në shërbim të interesave të vendit, sikurse kërkuan BE dhe OSBE, zgjedh të bëjë të kundërtën, duke hedhur poshtë thirrjen e partnerëve për të shtyrë në shtator votimin për AMA. Kjo nuk është forcë, po harbutëri në dëm të të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë”, thotë Basha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion