Terror në bankë, burri futet brenda dhe kërcënon punonjësit se ka bombë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët në Tyumen të Rusisë. Një burrë ka hyrë në një bankë për ta grabitur atë. Në ato momente brenda kanë qenë tre punonjës, të cilët janë tmerruar nga terrori i rrëmbyesit.
Hajduti ka kërcënuar punonjësit që ti jepnin parat, pasi i kërcënonte ata se kishte bombë në çantë.
Sipas mediave të huaja, shërbimet e urgjencës kanë bërë të ditur se rreth 50 njerëz janë evakuuar nga një ndërtesë banimi në Tyumen që strehon një zyrë të Sberbank në katin përdhes.
Burri ndodhet ende brenda ambienteve të bankës, ndërsa forca të shumta policie ndodhen jashtë për të bërë të mundur neutralizimin dhe arrestimin e tij.


