U arrestua nga SPAK, Rama ndëshkon kryebashkiakun e Lushnjes (Vendimi)

Politikë

 

U arrestua nga SPAK,  Rama ndëshkon kryebashkiakun e Lushnjes (Vendimi)

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra kryebahskiakun e Lushnjes, Fatos Tushe. Kryebashkiaku është shkarkuar për shkelje të rënda, ndërsa një ditë më parë u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

U arrestua nga SPAK,  Rama ndëshkon kryebashkiakun e Lushnjes (Vendimi)

Vendimi i shkarkimit është publikuar në Fletoren Zyrtare. Tushe u arrestua dje për shpërdorim detyre me akuzën e abuzimit me fondet publike. Me urdhër të SPAK gjithashtu u arrestuan edhe dhjetë punonjës të tjerë të bashkisë. Një tender me vlerë 24 milionë lekë është shkelja që çoi në operacionin masiv të Prokurorisë së Posaçme.

Kujtojmë se vetëm pak minuta pas arrestimit të Tushes, kryeministri Rama deklaroi se nuk do të kishte asnjë lloj mbrojtje nga Partia Socialiste dhe se duhet të përgjigjej vetë përpara drejtësisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion