Foto/ KQZ miraton fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit, Celibashi!

Politikë

Foto/ KQZ miraton fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit,

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar përmbajtjen e fletës së votimit për zgjedhjet e 11 majit. Pasi u paraqitën të gjitha propozimet, komisioneri Celibashi tha se do të merret në konsideratë propozimi i Marash Logut, përfaqësuesit të PD që të bëhen disa korrektime për kandidatët me dy mbiemra.

“Vendimmarrja e sotme konsistonte në përmbajtjen e fletës së votimit. Si do ishin kandidatët dhe si do shfaqeshin në fletën e votimit. Duke marrë në konsiderate propozimin e zotit Logu do ta miratojmë fletën e votimit për të 12 qarqe, duke bërë këto korrektimet e kandidatëve me dy mbiemra. Kjo do të jetë përmbajtje e fletës së votimit. Kjo është për Tiranën, ndërsa për qarqet e tjera do të bëhet publike.

Qëndron argumenti për të patur një njëtrajtshmëri në shkrimin e emrave të kandidateve dhe çdo gjë tjetër që lidhet me kandidatët.

Ajo që ngelet e rëndësishëm për kandidatët dhe forcat politike është që si asnjëherë tjetër më parë kanë përmbajtjen e fletës së votimit gati 1 muaj para fillimit të fushatës. Ndonjëherë na është dashur që të jetë fleta e votimit edhe në fushatë”, tha Celibashi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion