Zhdukja e shqiptares në Francë, nëna: Pashë videot si e rrihnin në shkollë, policia nuk pranon denoncimin se jemi të huaj!

Aktualitet

Zhdukja e shqiptares në Francë, nëna: Pashë videot si e

Merina Syla, një vajzë 15-vjeçare shqiptare që jeton në Strasburg ishte zhdukur që prej 14 marsit, por fatmirësisht u gjet dje. Sipas familjarëve, ajo ishte përballur me dhunë dhe bullizim nga bashkëmoshatarët e saj në shkollë.

Nëna e adoleshentes tregon se vajza e saj është bullizuar e rrahur, rastet janë denoncuar në polici por autoritetet nuk kanë reaguar.

"Është shumë e rënduar psikologjiksht. Më kohën dhe pak durim besoj do tja dalim. Nuk e di se pse shkaktohen bullizmit. Janë grup goxha i madh dhe e detyrojnë, kundër vullnetit të saj. Mendoj se është çështje xhelozie dhe janë fëmijë të çnjerëzuar. Fatkeqësisht si këto raste has shumë në Francë. Kur shkoj në polici, e neglizhojnë shumë.

Rastet neglizhohen shumë kur jemi të huaj.

Një francez trajtohet ndryshe. E them me plotë bindje që siguria e fëmijët e komuniteteve tona nn Francë është zero. E them bindshëm, ka racizëm. Te video nuk besoj ka francez. Vajza të gjitha këto i ka mbajtur të fshehta, është munduar ta menaxhojë situatën ashtu siç di. Pas u zhduk, më treguan se çfarë i bëhej vajzës, ishte tmerr për mua, aty thash ‘stop’. Më kanë kërcënuar pse e kam shfaq atë vajzën, është shumë delikate rasti.

Kur dje shkova në polici, më thanë pse e kontaktuar Ambasadën e Shqipërisë. Kur ua tregova videon më thanë ‘po rrihen se janë fëmijë’, hajde denoncoje një ditë tjetër më thanë“, tha nëna në Shqipëria Live.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion