“Fitore e PD në 11 Maj”, Rama në “Sy m’Sy”: Larg qoftë për vendin dhe fëmijët tanë, BE nuk i sheh me sy ca tipa

Politikë

“Fitore e PD në 11 Maj”, Rama në “Sy

Në rubrikën “Sy m’Sy” të datës së sotme, Kryeministri Edi Rama pas komentit të një qytetari për mundësinë e një fitoreje të Partisë Demokratike (PD) në zgjedhjet e 11 majit.

Ai e konsideroi një fitore të tillë si një kërcënim për Shqipërinë, për fëmijët e saj dhe për marrëdhëniet e vendit me Bashkimin Evropian (BE). Rama theksoi se BE nuk do ta priste mirë një rikthim të disa figurave të caktuara në pushtet, duke e cilësuar këtë si një kërcënim për avancimin e Shqipërisë në rrugën e saj evropiane.

Rama: Fitore e PD me 11 maj? Larg qoftë për vendin, për fëmijët tanë, për marrëdhëniet me BE. BE nuk s’i sheh dot fare me sy disa tipa. Deri ku të hyjmë atje, ka shumë rëndësi se kush qeveris këtu.

Më pas është më pak e rëndësishme për gjërat bazike, për lirinë individuale, standartet, barazinë para ligjit se ato nuk i prek më njeri. Ti thua fitore? Për çfarë për të shkrirë SPAK? Fitore për të kthyer përmbys atë që mezi ka nisur si një luftë emancipuese dhe modernizuese kundër korrupsionit. Çfarë do të fitosh ti? Se nuk po thua fitore e Egnatias kundër Partizanit.

ME TE LEXUARAT