Yuri Geller: Alienët kanë qenë për 50 vjet në kontakt me tokën! Kam nënshkruar një dokument që…

Soft

Yuri Geller: Alienët kanë qenë për 50 vjet në kontakt

Yuri Geller, i njohur në botë për aftësitë e tij të jashtëzakonshme prej prestigjiatori u shpreh se alienët kanë qenë në kontakt me tokën për rreth 50 vjet.

Ai tha se në vitin 1974, zyrtarët e CIA-s, e thirrën atë në një bazë të NASA-s në Maryland, pasi ishin impresionauar nga aftësitë e tij.

Geller deklaron se kuptoi se qeniet jashtëtokësore ekzistonin dhe se ata ishin në kontakt me planetin tonë.

Sipas Daily Star, prestigjiatori i njohur tha se inxhinieri Werner von Braun, i tregoi atij një copë metali që ishte mbajtur në një kasafortë.

“Unë e preka atë dhe i thashë Werner: Ky metal nuk është nga planeti ynë”, ndërsa Werner i ishte përgjigjur: Kjo është një pjesë e një UFO-je që u rrëzua në tokë”.

Ai tregoi se ajo çfarë pa në katet e poshtme të bazës së NASA-s, ishte diçka që e kishte befasuar, por nuk pranoi të tregonte detaje të tjera.

“Nuk mund të tregoj me shumë në lidhje me atë çfarë pashë atje. Unë kam nënshkruar një dokument konfidencial. Por unë mund t’ju them se ne jemi në kontakt me jashtëtokësorët. Është e vërtetë se ata dinë më shumë se sa ne”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion