Exit Poll i Baton Haxhiut, PS merr 79 mandate! PD 54 deputetë, Tom Doshi 3, Shehaj 2, Qori 1, Basha 1

Exit Poll i publikuar nga Baton Haxhiu, rreth nje ore pas mbylljes se votimeve, flasin për një fitore të thellë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e mbajtura ditën e sotme në Shqipëri.
Nga exit poll në rang kombëtar rezulton se socialistët kanë marrë 79 mandate, ose pesë më shumë se katër vjet më parë.
Demokratët e Sali Berishës rezultojnë me 54 mandate me 38% të votave në rang vendi.
Nga ana tjetër PSD-ja e Tom Doshit mund të marrë tre mandate, ku dy i ka në Shkodër dhe një në Tiranë me 2.2% të votave në rang vendi.
Partia Mundësia e Agron Shehaj merr 3.6% të votave në rang kombëtar, por arrin të marrë vetëm 2 mandate, për shkak të shpërndarjes së gjerë të votave në gjithë Shqipërinë dhe përqendrimit vetëm në qarkun e Tiranës.
Në 1 mandat është Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, në qarkun e Tiranës, por që Qorin do ta shihte vetë jashtë Parlamentit.
Një mandat mund të marrë edhe Lulzim Basha në Tiranë, ndërkohë që Adriatik Lapaj dhe koalicioni i tij rezultojnë pa asnjë mandat.
Rezultatet e exit-poll
PS 79 mandate
PD 54 mandate
PSD 3 mandate
Mundësia 2 mandate
Lëvizja Bashkë 1 mandat
KEA (Partia e Bashës) 1 mandat
Nisma Shqipëria Bëhet 0 mandate