Erdogan njofton prodhimin e vaksinës turke kundër Covid, kur do të jetë gati

Bota

Erdogan njofton prodhimin e vaksinës turke kundër Covid, kur do

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan njoftoi se Turqia do të prodhojë vaksinën e vet, e cila mund të jetë e disponueshme mes shtatorit dhe tetorit.

“Kur të jetë gati, Turqia do të ndajë vaksinën e saj Covid-19 me të gjithë”, premtoi Erdogan.

Vaksinat kundër koronavirusit duhet të jenë të lira në të gjitha vendet, tha Erdogan, duke folur në debatin ndërkombëtar mbi eliminimin e patentave.

“Shkenca është një e mirë e përbashkët e njerëzimit, nuk duhet të ketë xhelozi”, tha udhëheqësi turk.

Deri më tani, Ankaraja ka përdorur vaksinën kineze Sinovac dhe Pfizer-BioNTech dhe ka njoftuar një furnizim të ardhshëm të Sputnik V.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion