Gjermania heq Shqipërinë nga lista e vendeve me rrezik të Covid-19, ja kriteret për të udhëtuar drejt saj

Bota

Gjermania heq Shqipërinë nga lista e vendeve me rrezik të


Gjermania ka hequr Shqipërinë nga lista e vendeve me rrezik të lartë të Covid-19. Në të dhënat e publikuara nga Instituti Robert Koch thuhet se Shqipëria nuk është tashmë vend në rrezik me COVID-19.

Përmes kësaj deklarate, u bë me dije se Shqipëria ishte në listën e vendeve që kanë paraqitur rrezik të paktën në 10 ditët e fundit por tanimë, rreziku nga pandemia Covid është më i ulët dhe situata nuk është problematike.

Ndërkohë që Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia konsiderohen si zona me incidencë të lartë që nga janari.

Masat e reja do të hyjnë në fuqi nga 9 maji. Për qytetarët të cilët udhëtojnë drejt Gjermanisë është e nevojshme paraqitja e një testi negative PCR, por që hiqet karantina e detyrueshme 10 ditore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion