Momente paniku në Itali, mbrojtësit të Kombëtares shqiptare i bie të fikët, transportohet në spital

Sport

Momente paniku në Itali, mbrojtësit të Kombëtares shqiptare

Momente paniku për mbrojtësin e Kombëtares, Frederik Veseli. Shqiptari u transportua në spital, pas një përplasje të frikshme me shokun e skuadrës, në sfidën Salernitana-Empoli, e vlefshme për javën e 35-të të Serisë A, ku skuadra e Veselit triumfoi me rezultatin 2-1.

Mediat italiane raportojnë se 28-vjeçari, humbi disa sekonda ndjenjat, teksa pas ndërhyrjeve të mjekëve, gjithccka u normalizua.

Veseli u zëvendësua në fillimin e pjesës së dytë.

Për fat të mirë, gjendja e futbollistit shqiptar, paraqitet e qëndrueshme. Nëpërmjet një story në “Instagram”, Veseli ka konfirmuar se është mirë, duke falenderuar të gjithë për mesazhet e dërguara.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion