Elisa Spiropali e akuzoi se hodhi benzinë, Elda Hoti: Lëngu në Kuvend ishte aromatizues!

Politikë

Elisa Spiropali e akuzoi se hodhi benzinë, Elda Hoti: Lëngu në

Deputetja demokrate Elda Hoti, e cila hodhi një lëndë të lëngshme brenda ambienteve të Parlamentit ka folur për mediet dhe ka thënë se bëhej fjalë për një aromatizues.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali i kërkoi që të mos rrezikonte jetën e deputetëve dhe të largohej nga Kuvendit.

Hoti tha se nuk i trembet SPAK-ut dhe misionin e tyre për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve do ta çojnë deri në fund.

Elda Hoti: Lënda e hedhur nuk ishte asgjë që rrezikon jetën e deputetëve. Le të rrijë e qetë Elisa me shokët dhe shoqet e partisë së saj.

Ishte një aromatizues, le ta verifikojë Prokuroria dhe SPAK-u ku do të na dërgojë.

Unë nuk i trembem as SPAK as askujt sepse kemi një mision. Misionin për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve do t’i mbrojmë deri në fund dhe nuk na ndalojnë kërcënimet e kësaj bande kriminale.

Ndërkohë Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali kërkoi ndërprerjen e seancës me 10 minuta për të verifikuar se çfarë lënde hodhi Elda Hoti.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion