Edi Rama, mesazh Erdoganit: Urime për fitoren Zoti President
Menjëherë pasi Recep Tayyip Erdoğan shpalli fitoren përpara mbështetësve të tij në zgjedhjet presidenciale të kësaj të diele në Turqi, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.
Me anë të një postimi në Facebook, aty ku ka postuar edhe një foto të presidentit të Turqisë, Rama shkruan: “Urime për fitoren Zoti President”.
Sipas rezultateve, të cilat ende nuk janë bërë zyrtare, Erdogan ka marrë më shumë se 52% të votave krahasuar me rivalin Kilicdaroglu. Ky rezultat i jep Erdoganit një mandat të tretë historik për qeverisjen e Turqisë.
Sipas mediave në Turqi, ai ka falënderuar edhe mbështetësit e tij në një fjalim të shkurtër përpara tyre.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Ju falenderoj përzemërsisht. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për kombin tim që na dhuroi një ditë demokracie. Dëshiroj të falënderoj të gjithë qytetarët e mi që treguan vullnetin e tyre duke shkuar në kutinë e votimit.
Falenderoj secilin që na besoi përgjegjësinë e qeverisjes për 5 vitet e ardhshme. Fitues të këtyre zgjedhjeve janë 85 milionë qytetarë turq”, mësohet të ketë thënë Erdogan para mbështetësve të tij.
Ndërkohë, në Stamboll, me mijëra mbështetës të Erdogan janë organizuar dhe kanë nisur festimet.