E rende/ Humbi kontrollin e makinës, përplaset për vdekje 28-vjeçari në Shkodër

Aktualitet

E rende/ Humbi kontrollin e makinës, përplaset për vdekje

Një 28-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti mbrëmjen e djeshme në Shkodër.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Muri i kalasë”, në lagjen “Liria”, ku i riu ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Për shkak të plageve të mara, 28-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacione paraprake

-Mbrëmjen e djeshme, në vendin e quajtur “Muri i kalasë”, në lagjen “Liria”, shtetasi Sh. B., 28 vjeç, banues në lagjen “Liria”, duke drejtuar automjetin tip “Dayang”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve të marra nga ky aksident, 28-vjeçari ka humbur jetën.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion