E rende/ Shpërthen bombola e gazit në Patos, 3 persona përfundojnë...

Aktualitet

E rende/ Shpërthen bombola e gazit në Patos, 3 persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Patos, ku një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë.

Mësohet se si pasojë e shpërthimit, janë plagosur 3 persona të cilët janë dërguar në spitalin e Fierit, për të marrë ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 09:15, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një bombul gatimi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit F. S., 69 vjeç, në lagjen "Grizë", Patos.

Si pasojë, ka pësuar djegie trupore shtetasi F. S., shtetasja Y. S., 67 vjeçe dhe shtetasja D. Sh, 40 vjeçe, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion