“E mora vesh shumë vonë”, Manja ia kalon stafetën Lamallarit, kritika e Ramës: Drejtimi ka mbetur në Dibër

Politikë

“E mora vesh shumë vonë”, Manja ia kalon stafetën

Stafeta e drejtimit të Ministrisë së Drejtësisë kaloi nga Ulsi Manja te Besfort Lamallari.

Gjatë prezantimit të ministrit të ri para punonjësve të këtij institucioni, kryeministri Edi Rama vlerësoi punën e Manjës, por nuk kurseu kritikat.

“Ministri i ri i Drejtësisë e ka nisur rrugëtimin me studime brenda dhe jashtë vendit dhe më pas ka ngjitur shkallët një e nga një, me një angazhim dhe përkushtim shembullor në çdo detyrë që i është besuar.

Uroj dhe besoj që me mbështetjen e ekipit të kësaj ministrie dhe në ndërveprim me të gjithë punonjësit e institucioneve të varësisë, do t’ia dalë të çojë para një punë të nisur prej vitesh e të vazhduar nga Ulsi Manja.

Natyrisht që në kushtet kur ne kemi marrë përsipër një transformim epokal të marrëdhënies të pushtetit ekzekutiv me gjyqësorin, roli i ministrit të Drejtësisë ka ndryshuar dhe sfidat e Ministrisë së Drejtësisë janë ridimensionuar, por kjo nuk nënkupton që rëndësia e Ministrisë së Drejtësisë është zvogëluar.

Po ndaj me ju edhe një fakt të paditur për mua dhe që e mora vesh shumë vonë që gjithsesi drejtimi i ministrisë së Drejtësisë ka mbetur në Dibër”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion