Dubai "oaz" i kriminelëve shqiptarë, Balla: Po i arrestojmë dhe do kërkojmë marrëveshje ekstradimi

Politikë

Dubai "oaz" i kriminelëve shqiptarë, Balla: Po i

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla deklaroi se shumë shpejt mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, për ekstradimet e personazheve të botës së krimit, që fshihen në këto vende, kryesisht në Dubai.

Ai tha se pas disa javësh ai do të jetë në Emirate për të konkretizuar këtë marrëveshje.

Pyetje: Gjatë ditës së djeshme dhe në javët e fundit ka pasur disa arrestime të disa personazheve të kërkuar nga drejtësia shqiptare në Emiratet e Bashkuara Arabe. A ka sinjale pozitive për t’i sjellë në Shqipëri këta persona?

Ministri Balla: Para disa muajsh, edhe ju nuk e besonit që ne mund të arrijmë të identifikojmë dhe më pas t’i ndalojmë persona në vende me të cilat nuk kemi marrëveshje ekstradimi. Gjej rastin t’i falënderoj autoritetet dhe agjencitë ligjzbatuese e EBA, me të cilët kemi një komunikim pothuajse të përditshëm, lidhur me identifikimin dhe gjetjen e personave të cilët kërkohen nga drejtësia.

Këtu gjej rastin të nënvizoj për publikun, një përgjigje që shpeshherë e bëjnë shumë, edhe ju, edhe në studiot e darkave, se përse Policia e Shtetit po merret edhe me këta persona që nuk jetojnë në Shqipëri, apo që janë dhe në këto vende përfshirë dhe EBA.

Llogaridhënia duhet të jetë e njëjtë për çdo qytetar. Për sa kohë që ka një vendim gjykate, sa kohë që je në kërkim, qoftë dhe policor, detyra e Policisë së Shtetit është që këta persona të gjenden dhe të vendosen para drejtësisë. Ne po punojmë me autoritetet e EBA, për të pasur sa më shpejt një marrëveshje ekstradimi.

Pas disa javëve do të jem zyrtarisht në EBA për t’u takuar me autoritetet më të larta, qoftë në Ministrinë e Brendshme, qoftë në atë të Drejtësisë, për të finalizuar një marrëveshje, e cila të na mundësonte që edhe ky vend, të mos jetë më, le të themi, si një oaz shpëtimi për të gjithë ata që kanë probleme me drejtësinë. E vërteta është që kemi një bashkëpunim të shkëlqyer me agjencitë ligjzbatuese të këtij vendi dhe rezultate e këtyre ditëve po e konfirmojnë këtë gjë.

Pyetje: Po për ngjarjen në Lushnje?

Ministri Balla: Unë i kam bërë komentet e mia që në momentin e parë, ku i kam kërkuar Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë, pas kalimit, le të themi, të emergjencës së shpëtimi të personave të personave të plagosur dhe natyrshëm, ri-shpreh edhe njëherë ngushëllimet e mia për familjen Hoxha, të cilët humbën dy të afërmit e tyre. Në këtë fazë, është shumë e rëndësishme që policia dhe prokuroria të vazhdojnë hetimet. Më vjen mirë që Policia e Shtetit, në raportimin paraprak ka identifikuar disa elementë të disa veprave penale, të cilat tashmë duhen hetuar thellësisht nga prokuroria.

Dua që t’u kërkoj “kukuvajkave” të politikës që le të lenë Policinë e Shtetit dhe prokurorinë të bëjnë detyrën si duhet.

Pyetje: Për dronët “Bayraktar” që u përuruan ditën e djeshme në Kuçovë, a do të ketë akses Policia e Shtetit në këto dronë dhe si do përdoren?

Ministri Balla: E vërteta është që ne shpeshherë, në punën e Policisë së Shtetit përdorim edhe infrastrukturën e Forcave të Armatosura.

Jo vetëm dronët, përdorim edhe helikopterët, por edhe kapacitete të tjera. Besoj, si çdo shqiptar, dita e djeshme ka qenë një ditë historike për vendin. Fakti që jemi vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor me një bazë ajrore të NATO-s dhe shumë shpejt edhe më një bazë detare të NATO-s, na bën krenarë për Shqipërinë tonë të përbashkët. Faleminderit.

ME TE LEXUARAT