"Do të marrim pjesë", Berisha zbulon planin e tij për zgjedhjet e pjesshme vendore
Lajmifundit
/
24 Janar 2022, 20:28
Politikë
Ish-kryeministri Sali Berisha në një bashkëbisedim me ndjekësit në Facebook ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në zgjedhjet vendore të 6 marsit.
"Ne kemi vendosur që në këto zgjedhje për kryetar në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë të marrim pjesë"- u shpreh Berisha, i cili pas përjashtimit nga PD, i është bashkuar partive të vogla opozitare.
Sjellim në vëmendje që së bashku me Berishën nga PD u përjashtuan edhe demokratë të tjerë, deputetë të cilët u larguan nga çdo pozicion drejtues i partisë më të madhe opozitare.