"T'i bëjmë sh****n..."/ Audio-përgjimi i Veliajt, Meta: Për Sul Memën do të ketë vetëm duartrokitje

Politikë

"T'i bëjmë sh****n..."/ Audio-përgjimi i Veliajt,

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi FSHF nxori audion e takimit të kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj me anëtarët e shoqatës rajonale të Tiranës dhe gjuhën e përdorur ndaj ish-lojtarit dhe trajnerit të njohur Sulejman Mema.

Kreu i shtetit thotë se Sulejman Mema i ka dhënë gjithçka futbollit me pasion, profesionalizëm dhe qytetari dhe se për të nuk ka patur dhe nuk mund të këtë fishkëllima, por vetëm duartrokitje.

“Sulejman Mema ka qenë një futbollist i jashtëzakonshëm i një gjenerate të artë të Tiranës dhe Shqipërisë. Edhe sot kemi nostalgji për inteligjencën, fantazinë dhe finesën e tij në fushën e blertë e sidomos për encet, që përfundonin në rrjetë, më lehtë se edhe vetë penalltitë. Ai ishte ndër ata lojtarë, që fitonte edhe duartrokitjet e kundërshtarit.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Edhe në këto tre dekada, Sulejman Mema i ka dhënë gjithçka futbollit me pasion, profesionalizëm dhe qytetari, siç i përket gjithmonë familjes së madhe sportive Mema.

Për Sul Memën, nuk ka patur dhe nuk mund të këtë fishkëllima, por vetëm DUARTROKITJE” shkruan ai.

"T'i bëjmë sh****n..."/ Audio-përgjimi i Veliajt,

Por cfarë Erion Veliaj?

“Po mirë mor Sulë (i drejtohet Sulejma Memës, kryetarit të Shoqatës Rajonale Tiranë): Si ka mundësi që ju ka marrë burrërinë?! Si mund të presë robi koq*t dhe të sillet si rrotë k**i?! Nuk jemi kur*a që të fshihemi, jemi 40 burra që do shkojmë në FSHF t’u bëjmë shurrën” ishin fjalët e Erion Veliajt në audion e publikuar nga FSHF.

Pavarësisht ndërhyrjes së fortë të kryetarit të bashkisë së Tiranës në krye të shoqatës rajonale u zgjodh Krenar Alimehmeti, i mbështetur nga Armand Duka duke mundur Eduard Proganin, që kishte përkrahjen e grupit tjetër të Erion Veliajt.

 

ME TE LEXUARAT