Ditëlindje ndryshe për Sali Berishën! Lideri demokrat feston 80-vjetorin e lindjes në arrest shtëpie

Ish-kryeministri Sali Berisha feston sot 80 vjetorin e lindjes. Ndryshe nga vitet e tjera, kjo ditë liderin e Partisë Demokratike e gjen në banesën e tij, ku po vuan dënimin e arrestit në shtëpi.
Edhe këtë vit nuk mund të mungonte një urim nga Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Legjendë e gjallë, enciklopedi shëtitëse, hero i demokracisë dhe burrështetas me bilancin më pozitiv për Shqipërinë.” – kështu e nis mesazhin e urimit Malltezi, ndërsa vazhdon duke listuar të mirat që ka mësuar nga vjehrri i tij.
Ditëlindje ndryshe për Sali Berishën! Lideri demokrat feston
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi
“Gezuar 80-vjetorin Prof. Berisha!
Legjende e gjalle, enciklopedi shetitese, hero i demokracise dhe burreshtetas me bilancin me pozitiv per Shqiperine. Meriton mirenjohjen e gjitheve jo vetem per rolin e madh ne 1990 qe foli e shkruajti kur te tjeret nuk guxuan, qe nxiti proceset demokratike, hapi Shqiperine me perendimin, krijoi tregun e lire, mundesoi Shqiperine ne NATO, levizjen e lire ne Evrope e me rol te pazevendesueshem per pavaresine e Kosoves.
Fati e solli qe dhe ne kete moshe te na mesoje se:
1. Të drejtat fitohen e nuk dhurohen.
2. Lufta për demokraci nuk mbaron kurrë.
3. Për dinjitetin luftohet me cdo cmim
4. Opozita eshte vlere dhe nuk lejoi shuarjen e opozites por me perballje riktheu pluralizmin
5. Kur lufton për të drejtën, ia vlen cdo perballje
6. Shkolle demokracie duke ulur tensionet dhe punuar bashke edhe me demokratet me te cilet dukej e pamundur
7. Kur ke te verteten me vete perballesh me cdo sfide e cdo skuthllek.
Zoti eshte me durimtaret. Mirenjohje dhe vlerësim pafund për gjithë kontributin e z. Berisha.”


