Agresioni rus në Ukrainë shërbeu si zile zgjimi për BE, Rama: Për Shqipërinë nuk ka rrugë tjetër veç asaj europiane
Kryeministrit Edi Rama, Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi dhe ministrit hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó kanë dalë në konferencë ndërqeveritare nga Luksemburgu.
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij u shpreh i emocionuar për këtë moment historik për vendin tonë ndërsa shtoi se BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq shumë sa rajoni ynë ka nevojë për BE.
“Jam i lumtur që gjendem këtu, në vijim të një seance emocionale që sjell Shqipërinë më pranë BE.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Mund të mos duket e këshillueshme të shihesh me Hungarinë, por ja ku jam jo me një, por me dy. Faleminderit presidencës hungareze, Valehyi dhe ekipit të tij, që na kanë ndihmuar për 5 vite të gjata sfiduese dhe jo të lehta.
Qëndroj këtu, përpara këtij hapi drejt anëtarësimit qe na bën me afer BE-së, ditë e rëndëisishme për Shqipërinë dhe shqiptarët, por edhe për BE.
Kjo është e vërtetë në këto kohëra sfiduese kur një mori krizash na janë qasur me nevojën për të qëndruar të gjithë sebashku dhe për tu përballur me veten dhe për të kuptuar mënyrën për të ecur para.
Nuk rri dot pa e thënë, kjo ishte me ndihmën e Putin që ky proces mori një shpejtësi të re, me agresionin në ukrainë që shërbeu si zile zgjimi. Keni nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa Ballkani për BE