Vrasja e dy vëllezërve në Roskovec, Apeli lë në burg babanë dhe dy djemtë

Aktualitet

Vrasja e dy vëllezërve në Roskovec, Apeli lë në burg

Apeli me Juridiksion të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Altin Kukën, për dy djemtë e tij Ervis dhe Emaurisio Kuka dhe për Tomor Zykën.

Ata ankimuan masën e gjykatës së shkallës së parë Fier, në Apel, por trupa e gjykimit la në fuqi vendimin e datës 13 shtator.

Familjarët e viktimave protestuan para gjykatës, duke kërkuar drejtësi.

Prokuroria ka ngritur akuzën e “vrasjes në bashkëpunim” dhe “vrasjes në rrethana cilësuese” për babanë dhe dy djemtë, ndërsa për Tomorr Zykën, akuza është “përkrahje e autorit të krimit”.

Më herët, në polici, Altin Kuka dhe djemtë e tij deklaruan se konflikti filloi midis djemve të tyre dhe një punonjësi në pularinë e familjes Kuka. Më pas, Gramoz dhe Ladimir Kurtaj kishin kërkuar të takonin babanë 79-vjeçar të Altin Kukës për t’u sqaruar, por situata u përkeqësua dhe Altin Kuka mori një kallashnikov, duke vrarë dy vëllezërit

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion