Ditë zie për Bashkim Finon, anulohet takimi i Bashës në Fier dhe të gjtha aktivitetet elektorale të PD

Politikë

Ditë zie për Bashkim Finon, anulohet takimi i Bashës në Fier

Anulohet takimi i kreut të PD Lulzim Basha në Fier pasi dita e sotme u shpall ditë zie kombëtare me një vendim të qeverisë për ndarjen nga jeta të deputetti socialist Bashkim Fino. Kreu i PD Fier Luan Baçi tha se do të respektohet dita e zisë në nder të deputetit Bashkim Fino.

Ndërkaq  mësohet se janë anuluar të gjitha aktivitetet elektorale të PD. "Për shkak të ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit dhe deputetit të parlamentit Bashkim Fino, kryetari i PD Lulzim Basha vendosi të shtyjë aktivitetet politike të parashikuara për ditën e sotme në Fier me pjesëmarrjen e tij", thuhet në deklaratën e PD. Flamuri shqiptar dhe ai i PS janë ulur në gjysmë shtizë në nderim të Bashkim Finos, i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotëm pasi ishte i infektuar me COVID-19

ME TE LEXUARAT