Tre oficerë policie vriten gjatë operacionit në Pensilvani! Dy të tjerë në gjendje të rëndë

Bota

Tre oficerë policie vriten gjatë operacionit në Pensilvani! Dy

Tre oficerë policie u vranë dhe 2 të tjerë mbetën të rëndë gjatë një shkëmbimi zjarri, në Pensilvani.

Ngjarja u regjistrua në York, kur efektivët e policisë kishin shkuar në zonë për ekzekutimin e një urdhër arresti - pas një akuze të ngritur për përndjekje dhe hyrje pa leje në pronë private.

Shefi i Policisë Shtetërore, Christopher Paris, njoftoi incidentin, duke shtuar se personi, i cili ende nuk është identifikuar, vdiq pas shkëmbimit të zjarrit me oficerët.

Ai gjithashtu nuk i identifikoi emrat e oficerëve ose vendin ku punonin, duke thënë vetëm se janë pesë oficerë të zbatimit të ligjit në Qarkun e Yorkut.

“Nuk do të pushojmë derisa të kemi kryer një hetim të plotë dhe tërësor për këtë çështje", tha Paris.

Prokurorja e Përgjithshme Pamela Bondi e quajti dhunën kundër policisë "një plagë për shoqërinë tonë".

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion