Dibranët mirëpresin ambasadoren amerikane, Yuri Kim: Më ftuan për kafe, do kthehem sërish

Politikë

Dibranët mirëpresin ambasadoren amerikane, Yuri Kim: Më ftuan

Ambasadorja e Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka vizituar qytetin e Peshkopisë.

Yuri Kim e shoqëruar nga diplomatja suedeze, Elsa Hastad, ka pranuar ftesën e të moshuarve për të pirë kafe.

Ambasadorja shprehet se Dibra ka potencial turistik dhe se shpreson që të rikthehet sërish për ta vizituar.

“Në vizitën time të parë në Peshkopi, Dibrën e bukur. Ne vizituam qendrën turistike lokale që u zhvillua me mbështetjen e @usaid & @sidasweden.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)

Ne gjithashtu takuam shumë qytetarë miqësorë gjatë shëtitjes sonë në bulevardin kryesor, përfshirë disa zotërinj që na ftuan për kafe.

Faleminderit Ethem Muda, Shukri Konesha, Nuri Sallahu & Xhemal Jashari për kafen & bisedën. Ne pajtohemi 100% që Dibra ka potencial të madh që duhet zhvilluar më shumë. Shpresoj të vizitoj përsëri së shpejti” shkruan Kim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion