Makina e policisë përplaset me një automjet tjetër, plagosen 3 efektivë dhe 2 qytetarë
Lajmifundit
/
3 September 2021, 22:57
Kosovë&Rajon

Një makinë policie është përplasur me një automjet tjetër, pasditen e sotme në Prishtinë rreth orës 19:30. Si pasojë e aksidentit, janë plagosur 5 persona.
Mes të plagosurve janë dhe 3 efektivë të policisë. Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia shkoi në vendngjarje ku po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.


