Britania dhe Holanda bien dakord për ringritjen e selive diplomatike në Afganistan

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson dhe homologu i tij holandez, Mark Rutte janë dakordësuar për të ringritur selitë diplomatike në Afganistan.
Ata zhvilluan një bisedë telefonike ditën e sotme ku ndër të tjera ranë dakord se njohja e qeverisë së talebanëve do të bëhet vetëm nëse garantohen të drejtat e njeriut në vend.
“Ata dakordësuan që të ringrenë selitë diplomatike në Afganistan sa më parë të jetë e mundur” – thuhet në njoftimin e kryeministrisë britanike.
Also just called with UK PM @BorisJohnson to discuss the situation in Afghanistan. We are working together closely, both from The Hague and London and in the region, to make use of any opportunity for further evacuations.
— Mark Rutte (@MinPres) September 3, 2021
Një tjetër marrëveshje është bashkëpunimi ndërkombëtar që të parandalojnë një krizë refugjatësh në Europë.


