Deputeti demokrat humb motrën, Bujar Leskaj: E shtrenjta ime, do të kem gjithmonë në zemër

Politikë

Deputeti demokrat humb motrën, Bujar Leskaj: E shtrenjta ime, do të

Studiuesi dhe deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj ka ndarë një lajm të trishtë me miqtë e tij në rrjetet sociale. Ai njofton se motra e tij, Shpresa Hysi (Leskaj) ka ndërruar jetë.

"E shtrenjta motra e dashur, Shpresa Hysi (Leskaj) gjithmonë do të mbetesh në zemrën dhe mendjen time", shkruan deputeti demokrat, teksa ndan një foto krah motrës.

Shpresa ishte bashkëshortja e dramaturgut të njohur Ferdinand Hysi, i cili ka shkruar mjaft vepra për Teatrin "Petro Marko" të Vlorës, si dhe disa shoqata teatrale dhe Teatrin Kombëtar të Shqipërisë.

Familja Hysi i zhvillon pritjet pranë banesës te "Kali i Trojës", Pallati nr.601 në qytetin bregdetar të Vlorës. Ndërkohë, nesër më datë 21 Nëntor do të bëhet përcjellja e Shpresa Hysi (Leskaj) në banesën e fundit në varrezat e qytetit të Vlorës, në ora 13:00.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion