KQZ i heq mandatin Fredi Belerit, Celibashi: S`është më kryetar i bashkisë Himarë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i heq Fredi Belerit mandatin e kryetarit të Bashkisë të cilin nuk e ushtroi asnjë ditë.
Ai ishte arrestuar 2 ditë para zgjedheve të 14 majit 2023, pasi u kap duke blerë vota, Fredi Beleri ishte dënuar edhe nga Apeli i GJKKO-së me 2 vite burg duke u shpallur fajtor për korrupsion zgjedhor.

"Jemi në kushtet e humbjes së mandatit të kryetarit të Bashkisë Himarë, fredi Beleri dhe e shpallim të pavlefshëm këtë mandat' tha kreu i KQZ, Celibashi.
Fredi Beleri ka folur në senacën e KQZ ku po diskutohet mandati i tij pas denimit ne gjykaten e Apelit me vendim te formes se prere.
Ai kerkoi qe të betohet dhe më pas ta shkarkojnë:
"Mandati im si kryetar i bashkisë së Himarës ka mbaruar", tha Beleri.
Ai propozoi KQZ ta cojë cështjen në gjykatën Kushtetuese.
"Ta që vendosën rrëmbimin e bashkisë së Himarës e nuk duan që himariotët të shprehen duhet t’i lini të pijnë gotën e helmit deri në fund. Unë duhet të betohem e të më shkarkojnë" nenvizoi Beleri.

Del nga burgu Fredi Beleri, me policë në KQZ, përfaqësuesi i PD: Pse nuk e shkarkon Rama?!
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso tha në mbledhjen e KQZ se ky institucion nuk ka kompetencën për t’ia hequr mandatin si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës.
Sipas Kasos kjo nuk është një patate e nxehtë që mazhoranca kërkon t’ia kalojë KQZ, por sipas tij duhet të jetë Këshilli i Ministrave që ta shkarkojë nga detyra një person të dënuar me vendim të formës së prerë.
Kaso tha se kërkonin që t’ia bënin dhuratë Ramës heqjen e mandatit të Belerit për 60-vjetor.
“Nuk është kjo një patate e nxehtë që duan t’ia kalojnë KQZ këta të PS e mos të merren. Mazhoranca duhet të vërë fytyrën që pas vendimit të formës së prerë. Rama duhet të marrë përgjegjësinë ta shkarkojë dhe të thotë që kemi të bëjmë me një person që është i dënuar.
Mazhoranca s’do ta bëjë, se kanë ngut të bëjnë zgjedhjet në Himarë. Apo mazhoranca ka pasur ndonjë dëshirë t’ia bënin heqjen e mandatit dje Ramës dhuratë për 60-vjetor. KQZ duhet të ndjekë rrugën ligjore”, tha Kaso.
Avokatja e Fredi Belerit tha se është procedurë e pavlefshme, KQZ se ka këtë kompetencë.
Sipas saj: Procedura e ndjekur nga KQZ konfuze. Nuk ka qartësi, jeni vendosur në lëvizje kryesisht, apo nga një individ. Sipas projektvendimit rezulton te jetë në lëvizje nga shtetasi Eugen Likaj. Nuk ka asnjë të dhënë ku banon, me çfarë cilësie i drejtohet KQZ, mosha, s’ka as kartë identiteti.
Firmat e zgjedhësve të tjerë që ti drejtohet KQZ. Pr.vendimi s’ka dispozita të caktuara që të na jepet mundësia të kuptojmë. KQZ vendoset në lëvizje nga një shtetas vetëm ne periudhë zgjedhore, nuk jemi.
S’ka asnjë depozitë të Kodit Zgjedhor që i jep të drejtë që në këtë fazë që është procesi i Belerit nga ana e KQZ të merren iniciativa të tilla.
KQZ mund të kryejë verifikim të tillë vetëm bazuar në të dhënat e formularit të dekriminalizimit asnjë e dhënë jashtë formuarit s’mund të merret në verifikim nga KQZ, procedura është e pavlefshme, keni kaluar kompetencat që u parashikon ligji, kërkojmë pushimin e procedurës' tha avokatja.
Del nga burgu Fredi Beleri, me policë në KQZ për mandatin
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himaares, Fredi Beleri është shoqëruar në ambientet e KQZ, ku në orën 10: 30 do të mbahet mbledhja për shqyrtimin e mandatit të tij si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës.

Mbledhja e cila u mbajt fillimisht paraditen e djeshme, u shty për sot pas kërkesës së Belerit për të qenë i pranishëm dhe për të shtruar argumentet e tij.
Himara pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja, pasi në projekt-vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shkruhet se kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës nuk mund ta ushtrojë detyrën.
Beleri, kreu korrupsion në zgjedhjet lokale të 2023, nga të cilat u zgjodh kryebashkiak i Himarës.
Por gjatë 13 muajve në paraburgim ky mandat nuk u bë funksional pasi ai nuk u betua. Pasoja direkte e vendimit të apelit është humbja e mandatit si kryetar i zgjedhur i bashkisë Himarë.
Gjykata e Apelit të Posaçëm e gjeti fajtor 52-vjeçarin. Ndaj tij qëndroi në fuqi dënimi dy vjet burg për korrupsion aktiv në zgjedhje.


