Deklaratat e Luljeta Bozos për diktaturën/ Tri organizata shqiptare letër 60 eurodeputetëve të PE

Politikë

Deklaratat e Luljeta Bozos për diktaturën/ Tri organizata shqiptare

Pas deklaratave të kandidates së Partisë Socialiste, Luljeta Bozo se diktatura komuniste kishte më shumë të mira se të këqija, disa organizatave, si Diaspora për Shqipërinë e Lirë po Federata Shqiptare Vatra, i janë drejtuar me një shkresë 60 eurodeputetëve të Parlamentit Evropian dhe institucioneve të tjera të Bashkimit Europian.

Reagimi:

Diaspora për Shqipërinë e Lirë, së bashku me Qëndresa Qytetare dhe Pan Albanian Federation of America Vatra (the Hearth) DC Chapter të tronditur nga relativizmi i komunizmit nga znj. Bozo, iu drejtuan dje me shkresë mbi 60 eurodeputetëve të Parlamentit Evropian dhe institucioneve të tjera të Bashkimit Europian, duke u bërë thirrje të shprehen në mënyrë kritike ndaj partive politike në Shqipëri, kandidatët e të cilave normalizojnë ndikimin shkatërrimtar dhe krimet e regjimit totalitar komunist në vend.

Izolimi më barbar kulturor, shoqëror dhe njerëzor që i ka ndodhur Shtetit Shqiptar që nga krijimi i tij, promovimi si arritje i vjedhjes së pronës private duke shkaktuar kollapsin më të madh ekonomik, por dhe anashkalimi i shkatërrimit shpirtëror me zhdukjen e insitucioneve historike dhe atyre të kultit, nuk mund të kalojnë lehtë dhe të relativizohen.

#asnjëemirëngakomunizmi

#asnjëjustifikimpërkrimet

#sistemivarfëruesivendit

#dënokrimetekomunimit

#kundërriciliklimittëfigurave

ME TE LEXUARAT