David Lega: Të forcohet lufta kundër krimit, bandat shqiptare tregti kokaine në disa shtete

Politikë

David Lega: Të forcohet lufta kundër krimit, bandat shqiptare tregti

Reporteri për Shqipërinë në Bashkimin Europian, David Lega, ka komentuar raportin e Europol për drogën në Europë, duke shprehur shqetësimin për bandat ballkanike që operojnë në trafikun e lëndëve narkotike.

Në një postim në Twitter ai shkruan se grupe të Ballkanit, operojnë në vende si Britania e Madhe, Austria, Zvicra, Greqia dhe Belgjika, dhe sipas tij bandat shqiptare kanë qenë aktive. Eurodeputeti kërkon që Shqipëria të forcojë më tej luftën kundër krimit të organizuar.

“Disa burime vërtetojnë rolin e zgjeruar e grupeve të Ballkanit në tregtinë ndërkombëtare të kokainës dhe autoriteteve nga Britania e Madhe, Austria, Zvicra, Greqia dhe Belgjika dhe grupet e identifikuara shqiptare qenë veçanërisht aktive. #Shqipëria duhet të forcojë më tej luftën kundër krimit të organizuar!” shkruan ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion