Vrau bashkëfshatarin në Tropojë se i qëlloi me shuplakë nënën dhe djalin, lihet në burg zjarrfikësi

Aktualitet

Vrau bashkëfshatarin në Tropojë se i qëlloi me shuplakë

Gjykata e Tropojës ka marrë vendimin për Altin Ismajlfufi, i cili katër më parë vrau me pistoletë bashkëfshatarin e tij Isat Goçajn.

Ismajlfufi me profesion zjarrfikës, ka deklaruar para togave të zeza se e ka qëlluar në këmbë për ta plagosur, por plumbi i ka kapur një arterie, duke bërë që Goçaj të ndërrojë jetë rrugës për në spital.

Ai ka deklaruar se vazhdimisht kishin pasur përplasje dhe ditën kur ndodhi edhe ngjarje e rëndë, viktima kishte qëlluar me shuplakë nënën dhe djalin e tij brenda banesës së tyre. Në fshatin Çerem autori njihej si njeri i qetë dhe jo problematik.


Dy familjet kishin qenë në konflikt për një sipërfaqe toke për të cilën kishin pretendime pronësie. Ismajlfufi u dorëzua në polici 3 orë pas ngjarjes, ndërkohë që blutë bënë të mundur edhe sekuestrimin e armës me të cilën kreu krimin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion