Qeveria e re në Afganistan i ndalon edhe sportet femrave

Bota

Qeveria e re në Afganistan i ndalon edhe sportet femrave

Pas shpalljes së qeverisë së re nga talebanët, vijojnë të shtrëngohet situata për femrat në Afganistan. Mësohet se një tjetër vendim i marrë nga ata është ndalimi i sporteve për femrat.

Një zyrtar i organizatës ekstremiste islamike, ka bërë me dije për mediat se sportet për gratë do të jenë të ndaluara, pasi vendi tani qeveriset nga një qeveri e re “kalimtare”, në të cilën marrin pjesë vetëm anëtarët e islamistëve ekstremistë.

Duke folur për Korporatën Transmetuese Australiane (SBS), nënkryetari i komitetit kulturor të talebanëve i përshkroi sportet e grave si të panevojshme dhe të papërshtatshme.


Çështja e të drejtave të grave pritet të jetë një nga çështjet kryesore mbi të cilat regjimi i ri do të gjykohet nga bashkësia ndërkombëtare, me qëndrimin ndaj sportit të grave që parashikon qëndrimin jashtëzakonisht të ashpër të talebanëve ndaj grave.

Për më tepër, megjithëse qeveria e re u përpoq të siguronte bashkësinë ndërkombëtare për çështjet e pakicave dhe marrëdhëniet me vendet fqinje, njoftimi me tre faqe që shoqëronte prezantimin e kabinetit të ri nuk përmendi absolutisht gratë dhe të drejtat e tyre. Përveç kësaj, gratë mungojnë plotësisht në qeverinë e re, pavarësisht nga garancitë e mëparshme talebane për një qeveri të plotë dhe gjithëpërfshirëse.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion