Cërriku mbyll numërimin, PS shpallet fituese, merr më shumë vota se PD dhe LSI së bashku

Politikë

Cërriku mbyll numërimin, PS shpallet fituese, merr më shumë

Mbyllet numërimi i votave për subjektet politike në bashkinë e parë në qarkun e Elbasanit ku fituese rezulton Partia Socialiste.

Cërriku është bashkia e radhës në vend që është fituar nga Partia Socialiste me 7798 vota, e ndjekur më pas nga Partia Demokratike me 3981 vota dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 1175 vota.

Cërriku është bashkia e 15 në vendin tonë që është fituar nga PS-ja ndërsa deri më tani Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim kanë arritur që të sigurojnë vetëm 4 bashki në vend.

Rezultati në bashkitë që është mbyllur votimi:

Këlcyra: PS- 1750 vota, PD-AN-1070 vota dhe LS-509 vota
Memaliaj: PS-3271 vota, PD-AN-1404 vota dhe LSI 100 vota
Përmet: PS- 3648 vota, PD-AN-2024 vota dhe LSI 582vota.
Himare: PS-3447 vota, PD-AN- 1854 vota dhe LSI-341vota.
Pustec: PS-867 vota, PD-AN-473 vota dhe LSI-168 vota.
Poliçan: PS-3871 vota. PD-AN- 1045 vota dhe LSI 864 vota.
Kolonja: PS- 3666 vota, PD-AN- 2299 vota, LSI 763 vota dhe PSD 68 vota.
PS- 1154 vota, PD-AN- 901 dhe LSI 201 vota.
Has: PD-AN- 4576 vota, PS- 2735 vota
Tropojë: PD-AN- 6443 vota, PS- 3094 vota.
Skrapar: PS: 3 547 vota, LSI-2 174 vota, dhe PD- 776 vota.
Klos: PD-AN- 3738 vota, PS- 3702 vota dhe LSI-171 vota.
Mirditë: PD –AN- 5915 vota, PS-4864 vota dhe LSI- 1143 vota.
Dropull: PS- 1531 vota, PD-AN- 592 vota dhe LSI 599 vota.
Cerrik: PS- 7798 vota, PD-AN- 3981 vota dhe LSI-1175 vota.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion