Celibashi: Votat e Diasporës do të numërohen në KQZ, sipas qarqeve
Lajmifundit
/
22 Shkurt 2025, 20:15
Politikë

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka dhënë sqarime mbi procesin e numërimit të votave të Diasporës gjatë një diskutimi online.
Ai theksoi se këto vota do të numërohen në KQZ, në përputhje me qarqet përkatëse, dhe në praninë e monitoruesve politikë dhe mediave.
“Votat e Diasporës do të numërohen në KQZ. Do të zhvillohet në prezencën e monitoruesve të politikës, organizatave dhe medias. Votat do numërohen bazuar në qarqe. Partitë politike nuk kanë paraqitur asnjë shqetësim për këtë proces. Është transparent", tha Celibashi


