Përkeqësohet gjendja e Papa Françeskut, Vatikani: Krizë astmatike për Atin e Shenjtë

Papa Françesku është në një gjendje më të rënduar shëndetësore, pasi ka përjetuar një krizë astmatike të frymëmarrjes, e cila kërkoi një ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.
Ekipa mjekësore e Vatikanit njoftoi se udhëheqësi i Kishës Katolike, 88 vjeç, është i shtruar në spital për më shumë se një javë për shkak të pneumonisë.
Në momentin e përkeqësimit të shëndetit, ai ka pasur nevojë për oksigjen të lartë për të mbajtur nivelin e tij të oksigjenit në gjak.
Përveç krizës astmatike, mjekët zbuluan gjithashtu se Papa Françesku kishte një gjendje të lidhur me aneminë, e cila kërkoi një transfuzion gjaku për të rregulluar nivelet e tij të hemoglobinë.
Kjo ka shtuar shqetësimin për shëndetin e tij, por Vatikani theksoi se ata po ofrojnë kujdesin mjekësor të duhur dhe se Papa është nën mbikëqyrje të vazhdueshme.


