“Bujrum si në shtëpinë tuaj”, Rama ironizon: Ndonjë politikan vjen proteston në Shqipëri, më pas humb zgjedhjet në Greqi

Politikë

“Bujrum si në shtëpinë tuaj”, Rama ironizon:

Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur fjalimin para mirë emigrantëve shqiptarë të Greqisë. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë nuk ka kursyer ironinë ndaj shtetit grek.

Rama tha se Shqipëria është miqësore dhe nuk u krijon asnjë telash grekëve, madje presin edhe politikanë që protestojnë në vendin tonë dhe më pas vijnë në Greqi e humbin zgjedhjet.

“Shqiptarët janë të dashuruar me brigjet e Greqisë, por gjithnjë e më shumë greke po zbulojnë Shqipërinë ku ndihen si në shtëpinë e tyre.

Grekët kanë qenë janë dhe do të jenë të mirëseardhur në Shqipëri, jo vetëm për të pushuar, por edhe për të punuar, investime, por edhe për të përfituar nga një regjim taksash shumë të ulët se në Greqi. Shqipëria është miqësore, sa nuk u krijon ansjë telash, por u krijon të gjitha kushtet edhe ndonjë politikanë që vjen proteston atje dhe pastaj vjen humb zgjedhjet këtu, bujrëm si në shtëpinë tuaj.

Greket e Shqipërisë kanë hallë, kanë probleme. Ne duhet dhe do bëjmë ende për ta, por e vërteta e madhe jashtë lojërave politike, por asnjë hall i tyre nuk është i ndryshëm nga hallet e qytetareve shqiptarë. Në një vend si i yni që përparon përditë, por kur plagët e trashëgimisë negative janë ende jo të mbyllura.

 Ama kurrë, asnjëherë në asnjë rast një grek etnik në Shqipërinë e 10 viteve të fundit nuk ka pasur asnjë hall apo problem për shkak të kombësisë së tij. Në asnjë rast, grekëve etnikë nuk i është mohuar e drejta e tyre e besimit, e gjuhës, e pronës. Kurrë, asnjëherë në asnjë rast qytetareve greke të Shqipërisë nuk i është mohuar e drejta e votës apo zgjedhjes”, u shpreh Rama.

ME TE LEXUARAT