Berisha tregon çfarë kriteresh duhet të ketë kandidati për kryebashkiak të Tiranës

Politikë

Berisha tregon çfarë kriteresh duhet të ketë kandidati

Sali Berisha deklaroi se kandidati për kryebashkiak i opozitës do të jetë një “njeri i cili të ketë aftësitë për të bindur më shumë se kushdo tjetër qytetarët e Tiranës”.

“Identikiti do të jetë një njeri i cili të ketë aftësitë për të bindur më shumë se kushdo tjetër qytetarët e Tiranës për shkak të aftësive të tij, perfomancës së tij. Natyrisht, do të jenë diskutimet për të. Por, edhe njëherë, në rast se flasim për të pavarur, i pavarur është ai që merr guximin dhe thotë: shiko, unë dola në arenë”, tha Berisha.

“Në rast se nuk del asnjëri, atëherë janë të pavarurit e propozuar nga partitë. Këto nuk janë kandidatura të pavarura, këto janë kandidatura jashtëpartiake të propozuara nga partitë dhe kjo shumë mirë, dhe kjo ka funksionuar”, shtoi Berisha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion