Berisha sfidon vendimin e Bashës: Unë jam pjesë e grupit të PD

Ish-Kryeministri, Sali Berisha sfidon vendimin e Lulzim Bashes duke u vetëdeklaruar anëtar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Fax New citon se Berisha ka dorëzuar në kuvend ditën e sotme shkresën ku vetëdeklarohet anëtar i grupit të PD-së, duke konfirmuar në këtë mënyrë atë që ish-lideri historik i PD-së ka thënë se vendimi i Bashës për të është nul.
Të enjten, Lulzim Basha deklaroi në një konferencë të papritur se ka përjashtuar përkohësisht nga grupi i PD-së ish-Kryeministrin Berisha deri sa të zgjidhe çështjen me DASH për shpalljen non-grata.
Vendimi nuk është mirëpritur aspak nga Berisha, i cili e akuzoi Bashën se po bashkëpunon me Ramën për të shkatërruar PD-në dhe paralajmëroi se do të bëjë gjithçka për të rikthyer legjitimitetin në PD./fax news


