LSI nuk plotëson numrin e deputetëve/ Kuvendi me katër grupe parlamentare, lëvizja surprizë e Bashës

Politikë

LSI nuk plotëson numrin e deputetëve/ Kuvendi me katër grupe

Këtë legjislaturë Kuvendi i Shqipërisë do të ketë katër grupe parlamentare, PS, PD, PR dhe PDIU.

Grupi i shumicës socialiste edhe këtë mandat do të drejtohet nga Taulant Balla. Lulzim Basha i besoi Alfred Rrushajt.

Grupi i PDIU-së, Demokraci dhe Integrim do të drejtohet nga Mesila Doda. Grupi i fundit do të jetë Aleanca për Ndryshim që do të drejtohet nga kreu i PR-së, Fatmir Mediu.



Grupet e PR-së dhe PDIU-së u formuan me ndihmën e PD-së, që u dha “borxh” deputetë dy aleatëve për të forcuar zërin opozitar në Kuvend.

LSI nuk do të ketë grup parlamentar, pasi PD nuk ka pranuar t’i japë deputetë nga përfaqësuesit e saj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion