Berisha: PD në gjendje kritike, demokratët mos ta ulin kokën, ta hedhin në kosh vendimin e Bashës

Politikë

Berisha: PD në gjendje kritike, demokratët mos ta ulin kokën, ta

Lëvizja e dhjetorit 90 ka zhvilluar një ceremoni homazh për Azem Hajdarin. I pranishëm është edhe djali i tij Kiri Hajdari dhe ish-lideri demokrat Sali Berisha.
Ish-kryeministri dhe lideri historik i së djathtës, Sali Berisha nuk ka fshehur përplasjen me kryedemokratin Lulzim Basha pas vendimit për përjashtimin nga PD.

Berisha tha se PD ndodhet në gjendje kritike ndërsa u bëri thirrje demokratëve mos ta ulin kokën dhe ta hedhin në koshin e plehrave Bashën.

Berisha: "Për t'u përulur me nderimin më të thellë para veprës së pavdekshme të tribunit legjendar të revolucionit demokratik të dhjetorit '90, udhëheqësit të lëvizjes studentore Azem Hajdarit. Azem Hajdari do jetojë përjetë si një grupim i kurajos dhe guximit të jashtëzakonshëm njerëzor, do frymëzojë të rinjtë shqiptarë në çdo kohë për të qëndruar në mbrojtje të lirisë dhe vlerave të saj.

Askush në histori nuk ka bërë për lirinë e shqiptarëve aq sa ka bërë Azem Hajdari dhe studentët e vitit '90. Por nderimi sot i figurës së Hajdarit merr dhe një domethënie më të madhe se asnjëherë, Shqipëria ndodhet në gjendjen më kritike të saj, në fakt po kështu dhe PD-ja.

Ndaj dhe është në nderin, në detyrën e demokratëve dhe demokrateve kudo në Shqipëri të ngrihen, ët ngrenë kokën lart, trashëgimia e tyre e shkëlqyer u jep dhe do t'i japë nder dhe frymëzim demokratëve në çdo kohë. Një poshtërim i padëgjuar dhe i paparë ndonjëherë në historinë e PD ka ndodhur dhe jam i sigurt se anëtarët, mbështetësit, drejtuesit e të gjitha niveleve të PD do të dinë të hedhin në koshin e plehrave vendimin antistatutor të Bashës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion