Motori del nga rruga në Korçë, plagoset drejtuesi

Aktualitet

Motori del nga rruga në Korçë, plagoset drejtuesi

Një aksident është regjistruar pak më parë në afërsi të fshatit Dvoran të Korçës.

Një motor ka dalë nga rruga e si pasoja ka mbetur i dëmtuar drejtuesi, shtetasi O.J, 38 vjeç.

Menjëherë pas aksidentit, burri është transportuar për në spitalin rajonal të Korçës, ndërsa gjendja e tij nuk bëhet e ditur.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 12.09.2021, rreth orës 20:25, në aksin rrugor Korçë-Ersekë, pranë fshatit Dvoran, shtetasi O. J., 38 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, dyshohet të ketë humbur kontrollin e mjetit tip motor që drejtonte dhe për pasojë është rrëzuar në rrugë.

Ky shtetas aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin intensiv të mjekëve. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion