Video/ "Dukej si shpërthim", avioni ushtarak shfaqet në qiellin e Parisit, frikësohen banorët

Qytetarët e Francës janë alarmuar kur një “Airbus A330” po fluturonte nën hijen e një avioni luftarak francez në një lartësi të ulët në qiellin pranë Parisit të shtunën.
“Dukej si një shpërthim, ne nuk e dinim nëse ishte rrëzuar,” tha një banor për BFMTV, duke vënë në dukje se në 20 vjetorin e sulmeve të 11 Shtatorit në SHBA “natyrisht që mendojmë për këtë!”
Në fakt, Airbus ishte përfshirë në një stërvitje, dhe në bord ishte edhe kryeministri Jean Castex në bord. Zyra e tij tha se avioni luftarak Rafale po kryente gjithashtu stërvitje. Pamjet e incidentit u postuan në internet nga banorët.
Zyra e Castex tha se ai ishte në Airbus për shkak të “përgjegjësive të tij në çështjet e mbrojtjes kombëtare”.
Ministrja e Forcave të Armatosura Florence Parly ishte gjithashtu në bord. Avioni ushtarak ishte përdorur kohët e fundit në evakuimin e civilëve nga aeroporti i Kabulit në Afganistan.
C’est quoi ce délire d’avion de chasse là pic.twitter.com/5RknwDPUyW
— Maahdi hn ???????? (@MaahdiHn) September 11, 2021
Të dy avionët u ulën në bazën ajrore Vélizy-Villacoublay, në jug-perëndim të Parisit, të shtunën pasdite, pikërisht kur përkujtimet e 11 Shtatorit po mbaheshin përtej Atlantikut.
BFMTV komentoi: “Në fund, ishte vetëm një stërvitje. Njerëzit do të kenë pikëpamjen e tyre në lidhje me kohën.”


