Berisha paraqitet në SPAK për zbatimin e masës “detyrim paraqitje”, mbështetësit në protestë

Politikë

Berisha paraqitet në SPAK për zbatimin e masës “detyrim

Ish-kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha paraqitet sot në SPAK.

Ai do të zbatojë masën “Detyrim paraqitje” të vendosur nga gjykata. Ndërkohë PD paralajmëroi për protestë në mbështetje të Berishës, pranë ambienteve të SPAK.

Berisha dhe mbështetësit e tij vazhdojnë të kundërshtojnë masat e marra ndaj tij, përfshirë kërkesën e SPAK-ut për rikthimin e arrestit.

Kujtgojmë se kryedemokrati, është në hetim nga SPAK në lidhje me çështjen e ish-kompleksit “Partizani”.

Gjykata e Apelit konfirmoi zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest shtëpie” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, gjithsesi, paralajmëroi se nëse Berisha nuk respekton këtë masë, organi i akuzës mund të kërkojë një masë sigurimi më të rëndë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion