Gjendet pa shenja jete 48-vjeçari pranë ish-Stacionit të Trenit në Tiranë

Aktualitet

Gjendet pa shenja jete 48-vjeçari pranë ish-Stacionit të Trenit

Një 48-vjeçar është gjetur pa shenja jete pranë ish-Stacionit të Trenit në Tiranë.

Paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ardhur nga shkaqe natyrale, pasi në trupin e 48-vjeçarit nuk janë gjetur shenja dhune.

Grupi hetimor po punon ende për caktimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Më datë 20.11.2022, rreh orës 07:00, tek Ish-Stacioni i Trenit. është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi K.S, 48 vjeç. Paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ardhur nga shkaqe natyrale. Punohet për përcaktimin e saktë e shkakut të humbjes së jetës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion