I dënuar në Itali për 3 veprimtari kriminale, arrestohet 50-vjeçari në Durrës

Aktualitet

I dënuar në Itali për 3 veprimtari kriminale, arrestohet

Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, i dënuar në Itali për 3 veprimtari kriminale.

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 24”.

I dënuar në Itali, për 3 veprimtari kriminale, arrestohet me qëllim ekstradimin, 50-vjeçari.

Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera pas koordinimit të informacioneve me homologët e Policisë italiane, në kuadër të operacionit policor “Operacionalja 24”, u lokalizua në Durrës, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

D. Gj, 50 vjeç, i lindur në Shijak.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Fermos, Itali, në vitin 2015, e ka dënuar me 4 vjet, 11 muaj dhe 17 ditë burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, falsifikim të dokumenteve dhe emigracion të kundërligjshëm.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion