Berisha njeh Gazment Bardhin në krye të Grupit të PD: Ne do marrim pjesë, do i përgjigjemi pozitivisht ftesës
Lajmifundit
/
4 Shtator 2023, 10:49
Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njohur Gazment Bardhin në krye të grupit parlamentare të PD-së.
Pas përfundimit të seancës parlamentare, ai tha se i përgjigjet pozitivisht ftesës së Bardhit për të marrë pjesë në takimin e thirrur më 5 shtator.
“Po do të marrim pjesë në mbledhjen e Gazment Bardhit. Ftesën e konsiderojmë hap pozitiv. Do ti mësoni të gjitha në kohën e duhur, i përgjigjemi pozitivisht ftesës”, tha Berisha.


