“Lidhjet me bandat shkojnë deri në Ekuador ”, Berisha thirrje nga foltorja: T’i shkurtojmë ditët këtij parlamenti antikombëtar

Politikë

“Lidhjet me bandat shkojnë deri në Ekuador ”, Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit, nuk kurseu akuzat për deputetët e PS për të cilët u shpreh se e kanë bazuar veprimtarinë  e tyre të gjithin në krim. Sipas Berishës, ky kuvend është një turp me vendimin që merr.

“Të dashur qytetarë dhe qytetarë që ndiqni hapjen e këtij sesioni parlamentar. Drejtoni sytë në këtë krah, ky parlament është i bazuar i tëri në krimin. Lidhjet e tuaja me bandat dhe krimin shkojnë në Bolivi dhe Ekuador. Dëshmoj që shumica juaj duhet të jenë tek Balili. Ky parlament është turpi juaj, firmosi dyfishimin e rrogës së deputetëve në një kohë kur qytetarët janë në gomone në skamje. Një parlamenti që vetëm shqiptar nuk mund të quhet.”,

Ai u bëri thirrje qytetarëve që “t’i shkurtojnë ditët” teksa tha se vetëm Kuvend shqiptar nuk mund të quhet.

“Si mund të dalësh këtu dhe të lexosh një raport të tillë? Fund e krye mashtrime. Parlamenti nuk shpreh më interesat e shqiptarëve ndaj u ftoj që t’i shkurtojmë jetën dhe ditët një parlamenti antikombëtar, që refuzon të dënojë gjenocidin serb, që vetëm shqiptar nuk mund të quhet”, tha Berisha.

 

ME TE LEXUARAT