Berisha i ankohet evropianëve për Ramën: Mbylli TikTok-un, njësoj si Habibullah-u i Kabulit!

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë një takimi me grupin konservator në Këshillin e Europës, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po kontrollon mediat në Shqipëri.
Berisha tha se Rama ka ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të kufizuar lirinë e shprehjes online, përfshirë bllokimin e rrjetit social TikTok.
"Ne kemi zgjedhje. Vëzhgimi juaj është shumë i rëndësishëm. Tani, thashë diçka, por mediat janë 80%, më shumë se 80% të kontrolluara nga qeveria.
Në fund, njësoj si Habibullah-u i Kabulit, ai bllokoi TikTok-un. Dhe tani ka instaluar, ai kishte instaluar pajisje DPI për të kontrolluar gjithashtu internetin.
Kjo është e vërtetë. Kjo është e vërtetë! Sapo të rinjtë filluan ta kritikojnë në TikTok, ai e ndaloi dhe e bllokoi TikTok-un dy javë më parë. Ai bën gjithçka për të kufizuar komunikimin tonë me njerëzit."-tha Berisha.


